Rreth IMSA Elbasan

Ekzistenca jonë si pjesë e zinxhirit edukativo – arsimor të krijuar nga Fondacioni Turk Maarif, që nga cikli parashkollor e deri në diplomimin akademik, na nxit të besojmë në arritjet e mëtejshme, duke synuar suksese të reja, ruajtjen e cilësisë dhe shndërrimin në një shkollë model për sistemin arsimor shqiptar.

Ne vijmë pranë jush, me dëshirën për të qenë bashkëpunëtorët tuaj, në mirërritjen dhe mirëarsimimin e fëmijëve gjatë periudhës së gjimnazit. Nën administrimin e Fondacionit Turk Maarif ne jemi dëshmia më e mirë sesi puna dhe përkushtimi, në një besim reciprok mes nxënësve dhe mësuesve, janë rruga e sigurt drejt suksesit. Në këtë shoqëri të vrullshme, ku kufijtë mes dëshirave dhe përgjegjësive të moshës janë të padukshme, ne synojmë një model arsimor të ekuilibruar, mes pasioneve të adoleshentëve, synimeve të prindërve për shkollimin e tyre dhe potencialit shpirtëror e mendor që ata fshehin.

Nën drejtimin e Fondacionit Turk Maarif dhe duke zbatuar programet e parashikuara nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, për arsimin e mesëm të lartë, kjo shkollë ofron infrastrukturën e duhur sipas modeleve bashkëkohore. Në ndryshim nga shkollat publike, gjuha angleze zhvillohet 4 orë mësimore, në javë. Si lëndë me zgjedhje, ofrohen “Public Speaking”, “Përgatitje për provimet e TOEFL / IELTS”, “English for science” dhe “Business and Economics in English”, dhe gjuha frënge e gjermane zhvillohen si gjuhë të dyta. Një mundësi tjetër, është edhe gjuha turke, e cila ofrohet dy herë në javë me mësues turk.

Në ndihmë të mbarëvajtjes së procesit mësimor – edukativ, ne kemi zhvilluar modelin “Shkolla e Prindërimit”, një cikël i programuar bashkëbisedimi, mes psikologut të shkollës dhe komunitetit të prindërve. Këto takime i shërbejnë forcimit të marrëdhënieve me prindërit, si grupe interesi, për një mësimdhënie më të mirë.

Pas suksesit të Universitetit të New Yorkut, New York High School ku 67 vende (të para, të dyta e të treta) në Olimpiada Kombëtare janë një histori suksesi, ne vijmë në Elbasan për tu gjendur pranë prindërve dhe nxënësve.

Marrëdhënia jonë me prindërit ngrihet mbi frymën e mirëbesimit dhe bashkëpunimit reciprok. Ne jemi këtu për t’ju garantuar se fëmijët kanë nevojë të marrin njohuri akademike, të rrisin aftësitë e shumëfishta, të besojnë te shokët dhe te personat e ndryshëm që takojnë në jetë, e, mbi të gjitha, të besojnë se brenda tyre është qytetari i ardhshëm i Kombit dhe i Botës. Fëmijët tanë, janë në gjendje të vlerësojnë se dashuria për veten dhe për tjetrin, formon qenie të shëndetshme e të afta për të përballuar sfidat e një shoqërie globale.

“IMSA Elbasan Schools” gjendet në zonën e Katundit të Ri, mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër të fshatit. Ekzistenca jonë si pjesë e zinxhirit edukativo – arsimor të krijuar nga Fondacioni Turk Maarif, që nga cikli parashkollor e deri në diplomimin akademik, na nxit të besojmë në arritjet e mëtejshme, duke synuar suksese të reja, ruajtjen e cilësisë dhe shndërrimin në një shkollë model për sistemin arsimor shqiptar.

Sepse e ardhmja, fillon këtu!

Ju urojmë suksese!

Demos

Color Skin

Header Style

Layout

Wide
Boxed