Preaload Image
Back

Fondacioni Turk Maarif shërben si një portë në arenën arsimore ndërkombëtare të Turqisë që do të kontribuojë në rritjen e ndërveprimit kulturor dhe civilizues dhe hapjen e rrugës për arritjen e mirëqenies së përbashkët. Së bashku me Ministrinë e Arsimit Kombëtar, TMF i cili u krijua nga ligji i miratuar në 17 Qershor 2016 nga Parlamenti Turk është i vetmi njësi e autorizuar për të ofruar shërbime arsimore jashtë vendit.

Fondacioni Turk Maarif thekson mençurinë e kulturave të ndryshme dhe vlerave humanitare së bashku me shkencën dhe trendet moderne globale që e çojnë botën drejt një shpejtësie të madhe të ndryshimit.

Fondacioni Turk Maarif është bërë një markë e rëndësishme arsimore në të gjithë botën vitet e fundit. Me vizionin e të qenit një institucion që ushqen njerëz me mendje të pastër, tani është aktiv në më shumë se 55 vende me 471 Institucione Edukimi, 1 Universitet dhe 44 konvikte me afërsisht 51 mijë studentë. Në Shqipëri, Fondacioni Turk Maarif është i pranishëm me Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, Shkollën e Mesme të Nju Jorkut, 9-vjeçaren e Nju Jorkut, Maarif Elbasan Campus me ciklet e studimit fillore- gjimnaz si edhe Maarif Elbasan Kindergarten dhe kopshtin Farm Kindergarten ne Tiranë. Sistemi arsimor Maarif Albania është një rrugë drejt suksesit, duke rritur fëmijë nga 3 vjeç, derisa ata të arrijnë ëndrrat e tyre.

Vizioni

Të kryejë veprimtari arsimore të kualifikuara në të gjitha vendet e botës si një institucion arsimor lider dhe i besueshëm në fushën e tij.

Misioni

Të rrisë njerëz të mirë bazuar në njohuritë e përbashkëta të njerëzimit dhe traditën e mençurisë së Anadollit.

Vlerat

Besimi
Kualifikimi dhe Merita
Universaliteti
Bashkëpunimi dhe Solidariteti
Gjithëpërfshirja
Mëshira
Transparenca
Respekti
Qëndrueshmëria
Shkenca
Cilësia