
Takim me Ismail Kadare
- Categories Aktivitete jashtëshkollore, Aktivitete mësimore
- Date April 20, 2022
Studentët tanë të degës Maarif Elbasan, patën nderin të takonin sot një nga shkrimtarët më të mëdhenj, Ismail Kadare. Z. Kadare, si figurë letrare dhe intelektuale për Shqipërinë, është vlerësuar me Dekoratën e Flamurit Kombëtar Shqiptar, dekoratën më të lartë jo vetëm të Shqipërisë. Z. Kadare është nominuar 15 herë për Çmimin Nobel në Letërsi, si dhe është vlerësuar me Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt 2020 në SHBA, ka marrë çmimin inaugurues Man Booker International në Mbretërinë e Bashkuar, çmimin ndërkombëtar Flaiano Prize në Itali, Çmimi Princi i Asturias për Letërsinë në Spanjë, u bë fituesi i parë shqiptar i Commandeur de la Légion d’Honneur, në Francë. Kjo listë e gjatë çmimesh duket se nuk ka fund, ku çmimet nga e gjithë bota tregojnë në mënyrën më të mirë, kontributin më të madh që ai ka dhënë për Letërsinë në përgjithësi.
Të gjithë patën një përvojë të këndshme dhe të paharrueshme me zotin Kadare, duke ndarë mendime të vogla për librat. Në fund, studentët tanë patën kënaqësinë të nënshkruajnë librat e tyre të preferuar të shkruar nga Z. Kadare, si një aset domethënës nga ky takim i mrekullueshëm. Kjo vizitë e vlefshme do të mbahet mend gjatë.






You may also like
Graduaton Ceremony
Fitore për Kampusin Maarif Elbasan!
