
Ceremonia e Diplomimit 2022
- Categories Academic Activities
- Date July 7, 2022
Nxënësit tanë të parë të diplomuar në Maarif Elbasan Campus! Jemi krenarë që kemi patur mundësinë të jemi pjesë e rrugëtimit tuaj plot sfida, përpjekje, por njëkohësisht shumë të bukur, e plot momente të lumtura.
Në këtë mbrëmje festuam së bashku me ju, për arritjet tuaja si dhe për formësimin si qytetarë të denjë të kësaj shoqërie. Festimi i diplomimit ishte i mbushur me fjalime nga drejtuesit, mësuesja kujdestare, si dhe nga vetë nxenesit, këngë si dhe luajtja në instrumenta muzikore. Znj. Vesa Liço, Zv. Kryetare e Bashkise Elbasan, ishte pjese e festimit tone, e cila shprehu gjithashtu gadishmerine per aktivitete ne te ardhmen.
Një traditë që do të vazhdojë në shkollën tonë, gdhendja e emrave të maturantëve më të mirë të çdo viti.
Suksese të mëtejshme!



You may also like
Graduaton Ceremony
30 June, 2025
Këndi i Shkencës
12 June, 2025
Kindergarten celebrates!
5 June, 2025
















