Dita Botërore e Gjuhës Amtare
Në shkollën tonë nxënësit u përfshinë në një veprimtari me program të pasur, të larmishëm dhe mjaft profesional me rastin e aktivitetit me temë:”Dita Botërore e Gjuhës Amtare”.
Në veprimtari u sollën dokumentarë mbi historikun e zhvillimit të gjuhës shqipe, fragmente tekstesh të gjuhës së shkruar në fillimet e saj, dokumentet e para të shkrimit të gjuhës, kontributi i gjuhëtarëve të shquar shqiptare, mendime të albanologëve, sekuenca nga filma shqiptarë me këtë temë si dhe mjaft punë vizive, ese, poezi etj,etj.