Dita Botërore e Tokës
Sot, të gjithë studentët tanë të IMSA morën pjesë në aktivitete të ndryshme në lidhje me Ditën e Tokës, qëllimi kryesor i të cilit ishte ndërgjegjësimi për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.
Aktivitetet në të cilat u angazhuan nxënësit tanë ishin të shumta si prezantimet mbi Ditën e Tokës dhe çfarë përfaqëson, pastrimi i mjedisit që rrethon zonën e shkollës, përgatitja e një ekspozite mbi pemët me vizatime të ndryshme të përgatitura nga vetë nxënësit tanë, dhe më në fund dita përfundoi me mbjelljen e një peme si dhe lule shumëngjyrëshe.