

Klasa e 11-të e Kampusit Maarif Elbasan, në kuadër të Ditës së Gazetarit, diskutoi për rëndësinë e gazetarëve dhe rolin e tyre kryesor në shoqëri. Gjatë bisedës u fol për gazetarinë tradicionale dhe sfidat me të cilat përballet me diversifikimin e kanaleve të komunikimit. Mysafiri ynë ofroi një këndvështrim të thellë për studentët duke iu përgjigjur pyetjes së tyre dhe duke i përfshirë ata në diskutim.