
Dita ndërkombëtare e arsimit
Në kuadër të veprimtarive të shkollës IMSA Elbasan, në ambientet e kësaj shkolle u kujtua ” Dita ndërkombëtare e arsimit”. ![]()
![]()
Vepruesit kryesorë ishin nxënësit të cilët ishin përgatitur me dokumentarë historikë për zhvillimin e arsimit në botë të cilët përdorën teknologjinë për prezantimin e tyre. Gjithashtu një grup tjetër kishin sjellë piktura dhe skicime me këtë tematikë. ![]()
![]()
Kjo veprimtari u pasurua dhe nga esetë me temë: “Si do të ishte shoqëria njerëzore pa arsim” dhe nga disa punë kualitative që do t’i mbeten shkollës të punuara nga mësuesi i arteve z.Gj.Subashi.













