

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Paqes🕊️, studentët dhe mësuesit e Maarif Elbasan Campus organizuan aktivitete të ndryshme. Të vegjlit tanë shpërndanë mesazhe të thjeshta por pozitive për paqen. Disa studentë shkruajtën mesazhe dhe i varën në pemë, ndërsa të tjerë bënë prezantime mbi disa nga nxitësit e paqes në botë dhe zhvilluan një debat me temën “A është e mundur paqja në botë?”