Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve
Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me OJQ-të që ushtrojnë aktivitet shumëvjeçar në Elbasan organizuan një aktivitet sensibilizues në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, ku morën pjesë disa prej nxënësve të shkollës sonë.
Ndërsa festojmë Ditën Botërore të Fëmijëve të këtij viti, ne synojmë të mbështesim inkurajimin dhe bashkimin në të gjithë botën, të rrisim ndërgjegjësimin për sfidat me të cilat përballen fëmijët në çdo cep të globit dhe të forcojmë shëndetin e të gjithë fëmijëve.
Lërini fëmijët të imagjinojnë një botë më të mirë sepse të investosh në të ardhmen tonë do të thotë të investosh te fëmijët tanë. Gëzuar Ditën Botërore të Fëmijëve!