ADI KRASTA
Bisedë e hapur rreth karrierës & eksperiencave të tij si gazetar i njohur.
Përshkrimi i eventit
Në kuadër të projektit “KARRIERË GUIDANCE”, patëm kënaqësinë të mirëpresim sot, një nga gazetarët dhe prezantuesin televiziv më të njohur Z. Adi Krasta. Nxënësit tanë të klasës së 10-të, 11-të, 12-të të degës Maarif Elbasan kaluan një kohë të lumtur duke diskutuar mbi përvojat e tij si gazetar dhe shumë tema të tjera interesante që lidhen me fushën e gazetarisë. Studentët tanë bënë shumë pyetje, si dhe shprehën kuriozitetin për të ditur më shumë për mendimet e tij personale për çështje të ndryshme aktuale. Z.Krasta dha këshilla të vlefshme që duhen marrë parasysh kur zgjedhin rrugën e tyre të jetës.