Elena Duka Xhina | KËSHILLTARE E MINISTRIT TË DREJTËSISË
Antikorrupsioni në këndvështrimin e adoleshentëve.
Përshkrimi i eventit
Gjatë vizitës së zonjës Elena Duka Xhina në Degën Maarif Elbasan, nxënësit tanë të klasës së 12-të patën mundësinë të diskutojnë mbi situatën aktuale në Shqipëri në kuadër të projektit “Udhëzim në karrierë”. Vizita kishte për qëllim promovimin e ndërgjegjësimit kundër korrupsionit dhe njohjen e studentëve me legjislacionet kryesore. Si juriste prej vitesh, ajo ndau me dashamirësi mendimet e saj dhe iu përgjigj të gjitha pyetjeve që kishin studentët tanë. Ishte kënaqësi të kishim zonjën Elena në shkollën tonë.


