ETLEVA HOXHA
Bisedë me nxënësit mbi menaxhimin e një kompanie ajrore dhe prezantimi i shkollës së parë të pilotimit në Shqipëri.
Përshkrimi i eventit
Në kuadër të ‘UDHËZIMIT TË KARRIERËS’ Msc.Etleva Hoxha zhvilloi një vizitë në Degën Maarif Elbasan, ku foli për ngritjet dhe uljet e punës në fusha të ndryshme si menaxhim, mësimdhënie dhe pilotim. Zonja Hoxha ka studiuar financë në Universitetin e Tiranës dhe më pas ka ndjekur studimet pasuniversitare në universitetet e Gjenevës dhe Londrës. Zonja Hoxha ndau me studentët eksperiencat e saj si pedagoge në Universitetin e Tiranës, si kryefinanciere në kompaninë ajrore Albawings, por edhe pasionin e saj në pilotimin e avionëve. Ajo i njohu nxënësit tanë me shkollën e parë pilot në Shqipëri.