IMSA Elbasan morën pjesë në fushatën #TëBesoj
Nxënësit e shkollës IMSA Elbasan morën pjesë në fushatën #TëBesoj nga #UNICEFAlbania e vendosur në qytetin e Elbasanit nga data 26 Janar.
Instalacioni prej rreth 50 siluetash fëmijësh, ku secila mbart një histori reale të abuzimit seksual të ndodhur në Shqipëri është vendosur në sheshin pëpara stadiumit “Arena”.
“Dhuna dhe abuzimi ndaj fëmijëve është një akt i rëndë, i dënueshëm që cënon shoqërinë në pjesën më të ndjeshme të saj. Prandaj është misioni ynë për të garantuar mbrojtjen e respektimin e të drejtave të fëmijëve, për tu krijuar cdo mundësi e kusht që të rriten të sigurtë e të shëndetshëm.