
Kampionati i shahut – Bujar Kapexhiu
- Categories Aktivitete mësimore
- Date March 17, 2023
Kishim nderin të mirëpresim një të ftuar special në kampusin Maarif Elbasan, z. Bujar Kapexhiu, një nga regjisorët, aktorët dhe karikaturistët më të njohur në Shqipëri. Ai u ftua për shkak të një prej filmave të tij më të njohur për shahun, “2 herë mat”, në kuadër të kampionatit të shahut në shkollë. Z. Kapexhiu luajti disa lojëra në të njëjtën kohë me finalistët e çdo klase në shkollën tonë. Studentët patën gjithashtu mundësinë të diskutojnë me të për karrierën e tij, një nga studentët i bëri edhe një pikturë gjatë bashkëbisedimit. Gjithashtu u zhvillua ekspozita me karikaturat e bëra nga nxënësit e klasës së 12-të për librin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të shkruar nga Dritëro Agolli. Presim me padurim takime të tjera si ky!
You may also like

100-vjetori i Republikës Turke
29 October, 2023

Dita Ndërkombëtare e Paqes
22 September, 2023

Dita e parë e shkollës
11 September, 2023