Këtë herë në Berat
Një ditë e mbushur me emocione kjo e premte.
Pas mbylljes me sukses të semestrit të parë shkollor nxënësit e Imsa High School Elbasan meritonin një udhëtim clodhës dhe plot argëtim.Qyteti I përzgjedhur nga to ishte Berati.Qyteti i cili vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për të gjithë.Sapo hymë në kështjellën e Beratit, kuptuam që jemi në një vend special. Portat e kështjellës na ftuan të hyjmë brenda dhe menjëherë mundëm të imagjinonim historine e kësaj kështjelle mijëravjeçare.Berati është i njohur si ”qyteti i një mbi një dritareve” për numrin e madh të tyre.Në zonën historike të kështjellës,mundëm te shikonim ndërtesat mahnitëse prej guri që ishin përforcuar me dru.Më pas vizituam dy lagjet më të vjetra të Beratit ,Mangalemin dhë Goricën të cilat dallohen për harmoninë me terrenin në të cilën janë ndërtuar.Në përfundim të udhetimit nxënësve iu dhanë kartolina duke ju uruar suksese në vijimësi në shkollë dhe pushime të gëzuara.
Një udhëtim për tu mbajtur mend…☺️☺️