Kultura Globale | panairi i ushqimit
Nxënësit tanë organizuan panairin e ushqimit “Kultura Globale”.
Në këtë panair, përveç përgatitjes së një varieteti ushqimesh nga kultura të ndryshme, nxënësit mësuan më shumë rreth bashkëpunimit në grup.
Çdo ushqim i përgatitur nga nxënësit ishte i shoqëruar dhe me recetën përkatëse, gjithashtu. Pjesëtarë të stafit së bashku me të ftuar nga qendra Maarif ishin aty për të shijuar ushqimet e shijshme të përgatitura nga nxënës të klasave të ndryshme.