


Studentët e kampusit Maarif Elbasan e kanë shijuar ndryshe ditën sot, buzë detit, në Portin e Durrësit. Ata vizituan anijet më të famshme në botë, Logos Hope dhe Amerigo Vespucci. Logos Hope është libraria më e madhe lundruese në botë dhe Amerigo Vespucci, anija më e lartë e Marinës Italiane që mban emrin e eksploruesit Amerigo Vespucci.
Udhëtime të tilla kanë vlerë dhe rëndësi të madhe për të zgjeruar njohuritë e tyre.















