


Studentë dhe përfaqësues të Maarif Elbasan morën pjesë në një aktivitet letrar të organizuar në ambientet e Kryeministrisë.
Ky aktivitet, i organizuar nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, erdhi në kuadër të muajit tetor si muaji i letërsisë dhe Java Ndërkombëtare e Kulturës.
Fokusi i saj ishte kultura dhe letërsia japoneze.
Të pranishëm ishin përfaqësues nga Ministria e Kulturës, përfaqësues nga Ambasada e Japonisë, studiuesja Belfjore Qose, botuesja Vasilika Tafa etj.
Takimi ndau frymën e ngrohtë dhe elegante të letërsisë japoneze.






