Një orë mësimore e hapur në lëndën e Biologjisë
Në lëndën e Biologjisë nxënësit e klasës së XI organizuan një orë mësimore të hapur me punime të shumta për temat „Mjedisi dhe shëndeti“ dhe „Droga dhe duhani në shëndetin tonë.“
Mjedisi është burimi kryesor i jetës në Tokë dhe për këtë arsye ai duhet ruajtur dhe shfrytëzuar me kujdes. Nxënësit nëpërmjet punimeve të tyre dhanë mesazhe sensibilizuese sesi duhet të kujdesemi për mjedisin për një jetë sa më të shëndetshme fizike dhe mendore.
Tema tjetër ishte „Droga dhe duhani në shëndetin tonë.“, ku nxënësit trajtuan arsyet dhe shkaqet që çojnë në përdorimin e tyre si dhe vartësinë dhe efektet negative që kanë në shëndetin tonë.
Jetëgjatesia e kësaj Bote është në dorën tonë, pra le të kujdesemi për veten, shëndetin, mjedisin që na rrethon dhe të mos lejojmë që veprimet tona të papërgjegjshme të shkaktojnë dëme të pariparueshme.