Promovojmë tolerancë!
Qëllimi i këtij aktiviteti është identifikimi dhe përvetësimi i elementëve të tolerancës.
Në ditën ndërkombëtare të tolerancës u organizua një work shop nga psikologia. Workshop-i filloi me një video sensibilizuese për tolerancën dhe diversitetin.
Më pas nxënësit të ndarë në grupe diskutuan rreth elementëve të tolerancës dhe i grupuan ato në tabelë. Në fund nxënësit u ftuan të vlerësonin dhe reflektonin rreth elementëve vetjakë të tolerancës duke plotësuar një minitest.