


Studentët e kampusit Maarif Elbasan u mblodhën për të diskutuar mbi temën “Pse duhet të lexojmë?”. Studentët tanë shprehën mendimet e tyre dhe lexuan esetë e tyre rreth temës. Poezi nga Pablo Neruda dhe Sergei Esenin u interpretuan me emocione edhe nga studentët tanë të talentuar. Melodia e krijuar nga kitarë krijoi një atmosferë të mrekullueshme.📚📖