Të flasësh nëpërmjet muzikës
IMSA Elbasan pati nderin të ftonte tre nga muzikantët më të njohur të qytetit që ndanë përvojat e tyre me ne. Ata folën për origjinën e muzikës, si përdoret për të portretizuar emocionet dhe për të treguar një histori dhe sigurisht që ne patëm kënaqësinë të shijonim shfaqjet e tyre të shumta, ku edhe studentët tanë u bashkuan me duartrokitje.