Trafikimi i qenieve njerëzore
Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga shkolla, punonjësja e shërbimit psiko-social u ndal në trajtimin e fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore. Fillimisht nxënësit nëpërmjet disa videove u njohën me raste konkrete të viktimave të trafikimit.
Më pas gjatë bashkëbisedimit me nxënësit psikologia u ndal duke bërë një prezantim të historikut të trafikimit të qenieve njerëzore në shoqërinë Shqiptare si dhe shërbimet sociale që ofrohen për viktimat e trafikuara në vendin tonë.