
Aktivitet Psiko-Emocional
- Categories Aktivitete mësimore
- Date January 27, 2023
Në kampusin Maarif Elbasan realizuam aktivitete të ndryshme të karakterit psiko-emocional me nxënësit e klasave 4 dhe 6.
Ata vizualizuan vendin e tyre të sigurt dhe vizatuan imazhin që ndërtuan, ndanë me njëri-tjetrin detaje rreth stimulimit të shqisave të tyre: atë që nuhatën, dëgjuan, shijuan, prekën, ndjenë. Kjo teknikë i ndihmon ata sa herë që janë të tensionuar apo të frikësuar, si dhe ndërton një kuti pune personale me ndjenjat e tyre.
Rrethi i tyre i sigurisë ishte pjesa e fundit e aktivitetit, me emrat e njerëzve që i ndihmojnë të jenë të sigurt, të kujdesen për ta dhe që janë gjithmonë pranë tyre.😀
You may also like

100-vjetori i Republikës Turke
29 October, 2023

Dita Ndërkombëtare e Paqes
22 September, 2023

Dita e parë e shkollës
11 September, 2023