Dita Ndërkombëtare e Arsimit
- Categories Aktivitete mësimore
- Date January 24, 2023
“Çdo fëmijë ka një stil dhe ritëm të ndryshëm të të mësuarit. Çdo fëmijë është unik, jo vetëm i aftë për të mësuar, por edhe i aftë për të pasur sukses.’ Dita Ndërkombëtare e Arsimit bashkoi arsimin bazë dhe shkollën e mesme të kampusit Maarif Elbasan për të kryer aktivitete të ndryshme. Ata shkruan për mësuesin e tyre të preferuar, dhe konceptin e tyre të Arsimit, dhe disa prej tyre ishin vetë mësues për disa minuta. Nxënësit realizuan një orë debati me karakter psiko-emocional. Një studente i shkroi shoqes së saj për sistemin tonë arsimor dhe ne zhvilluam një diskutim në lidhje me ndryshimet midis sistemeve të tjera arsimore. Për të plotësuar atmosferën e krijuar, studentët sollën në bibliotekë disa nga punët e tyre praktike të përgatitura në lëndë të ndryshme.📚📖📔