Dita Botërore e Obezitetit
4 Mars 2021 – Dita Botërore e Obezitetit.
Në kuadër të kësaj dite nxënësit tanë u bënë pjesë të një aktiviteti ku fillimisht psikologia e shkollës u foli rreth shkaqeve që mund të çojnë në obezitet. Shpesh ushqimi jo i shëndetshëm dhe jeta sedentare janë arsyet kryesore që çojnë në një shëndet jo të mirë dhe shtimit të vazhdueshëm të peshës.
Nën mbikqyrjen e mësueses së edukimit fizik nxënësit iu nënshtruan disa matjeve trupore për të llogaritur IMT-në(Indeksi i Masës Trupore) e tyre. Në bazë të rezultatit secilit prej nxënësve iu tregua një program i dedikuar ushtrimesh fizike për të pasur një trup sa më të shëndetshëm.
Objektivat e këtij aktiviteti ishin:
- Të rritet vetëdija për rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme.
- Të rritet vetëdija për rreziqet e mbipeshës.
- Të inkurajohen të rinjtë për të bërë aktivitet fizik të përditshëm.
Kujdesuni për shëndetin! Mos harroni, të ushqeheni shëndetshëm, të ushtroheni rregullisht dhe kryeni kontrollin mjekësor periodik!