Pozicione vakante pune
MAARIF ELBASAN SCHOOLS
aktualisht jemi duke u zgjeruar dhe duke kërkuar për profesionistë për t’iu bashkuar stafit tonë administrative në profilin:
• PUNONJËS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE DHE MARKETINGUN
(ADMISSIONS & MARKETING OFFICER)
Aplikoni për tu bërë pjesë e ekipit tonë në: elbasan@al.maarifschools.org
Afati i aplikimeve: 25 Dhjetor 2023
Datat e intervistës: duke filluar prej datës 26 Dhjetor 2023
Kërkesat për pozicionin e punës:
· Siguron informacion dhe mbështetje për çdo çështje, nga kontakti i parë, me studentët, prindërit deri tek regjistrimi, kontratat, pagesat financiare, etj.
· Përgjegjës për plotësimin, përgjigjen dhe menaxhimin në mënyrë efektive të pyetjeve të marra nëpërmjet telefonit, e-mailit, rrjeteve sociale dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë,
· Planifikon, përgatit dhe menaxhon publikimin dhe shpërndarjen e materialeve promovuese (fotografi, postera, broshura, fletushka etj.)
· Zhvillon dhe zbaton fushata marketingu dhe komunikimi; organizon dhe koordinon kalendarin e eventeve të marketingut të shkollës
· Kërkohet diplomë bachelor. Preferohet të ketë diplomë master,
· 3+ vite përvojë në pozicione të ngjashme,
· Aftësi në sistemet dhe procedurat e menaxhimit të zyrës, MS Office,
· Njohuri të shkëlqyera të praktikave në lidhje me rrjetet sociale, përdorimit të kamerës, foto dhe video, publikimeve, etj
· Kërkohen aftësi të forta ndërpersonale dhe aftësi për të punuar në mënyrë efektive me studentët, kolegët dhe palët e treta
· Njohje e shkëlqyer e gjuhës Angleze – Niveli B2/C1, njohja e gjuhës turke përbën avantazh.
• PUNONJËS PËR SHËRBIME IT (IT OFFICER)
Aplikoni për tu bërë pjesë e ekipit tonë në: elbasan@al.maarifschools.org
Afati i aplikimeve: 25 Dhjetor 2023
Datat e intervistës: duke filluar prej datës 26 Dhjetor 2023
Kërkesat për pozicionin e punës:
· Instalim dhe konfigurimi të pajisjeve kompjuterike, softuerëve, sistemeve, rrjeteve etj.
· Diagnostikon dhe vlerëson funksionalitetin dhe efikasitetin e sistemeve dhe paisjeve,
· Mbikqyr dhe mirëmban sistemet kompiuterike dhe të rrjetit,
· Realizon mbështetje teknike në institucionet arsimore,
· Zbaton masa të sigurisë, monitoron certifikatat e sigurisë dhe pajtueshmërinë e kompanisë me kërkesat në fuqi,
· Kërkohet diplomë Bachelor. Preferohet të ketë diplomë Master,
· 3+ vite përvojë në pozicione të ngjashme
· Njohuri të mira për sistemet operative, softuerët dhe programimin në përdorim,
· Aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve dhe të menduarit kritik. Aftësi për zgjidhje efikase të problemeve,
· Kërkohen aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe i/e aftë për të punuar në mënyrë efektive me studentët, kolegët dhe palët e treta,
· Njohje e shkëlqyer e gjuhës Angleze – Niveli B2/C1, njohja e gjuhës turke përbën avantazh.
Aplikimi:
Të gjithë kandidatët e interesuar, janë të lutur të aplikojnë duke dërguar një letër motivuese, CV, referenca në lidhje me punën dhe çdo informacion tjetër në lidhje me pozicionin në adresën e e-mail: elbasan@al.maarifschools.org