Udhëtimi në Turqi
- Categories Aktivitete jashtëshkollore
- Date December 14, 2023
Udhëtimi 4-ditor i Kampusit Maarif Elbasan nisi me një vizitë të shkurtër në qendrën historike të Selanikut në Greqi 🇬🇷 për të vazhduar me axhendën e ngjeshur në Stamboll, Turqi. Pallati Topkapı zbuloi gjithë bukurinë e vendit dhe më pas xhamia Hagia Sophia🕌 shpalosi para syve tanë madhështinë e saj historike dhe arkitekturore. Vizituam Xhaminë e Sulltan Ahmedit (Xhaminë Blu), Xhaminë e Sulltan Sulejmanit dhe korpusin e ndërtesave përreth saj dhe monumente të ndryshme në të dy anët e Bosforit✨. Nxënësit e shijuan udhëtimin me varkën në ngushticën e Bosforit pas Bririt të Artë. Me një buqetë të bukur emocionesh, përvojash, njohurish dhe shijesh, me dëshirën për t’u rikthyer, përfundoi vizita jonë në Stamboll, në dy kontinente!🤩☺️
You may also like
Animatorët dhe Maarif Elbasan
10 September, 2023
Gatuajmë në kuzhinën e shkollës
5 July, 2023
Toka në shkollë
3 July, 2023